7.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Refuzohet kërkesa për hudhjen e aktakuzës në rastin e vrasjes në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës në rastin kur Nafije Rrafshi, po akuzohet se në gusht të vitit 2018, e ka privuar nga jeta Sefer Berishën.

Në seancën fillestare që është mbajtur më 4 mars të këtij viti, e akuzuara Rrafshi, ishte deklaruar e pafajshme për vrasje, ndërsa e kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së premtes, gjykatësi i rastit Shaqir Zika, ka thënë se provat që janë bashkëngjitur aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Gjakovë janë të pranueshme dhe qëndrueshmëria e tyre do të vërtetohet në shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor.

Një kërkesë të tillë, e akuzuara Rrafshi e ka paraqitur, të premten, përmes mbrojtësit të saj, avokatit Meshar Selimaj, i cili ka thënë se nga provat që përmban aktakuza, nuk mund të vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se e mbrojtura e tij, ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Ndërsa, prokurori i rastit Ali Uka, ka kundërshtuar pretendimet e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës, pasi sipas tij, sipas provave të bashkëngjitura në aktakuzës do të vërtetohet se ajo e ka kryer një vepër të tillë penale.

Edhe mbrojtësi i viktimave, Agim Pula, i ka propozuar gjykatës që pretendimet e kundërshtimet të parashtruara nga mbrojtja të hudhen poshtë si të pabazuara.

Ndërkaq, i dëmtuari Mehmet Berisha, i ka propozuar Gjykatës që në cilësinë e dëshmitarit të ftohet edhe Astrit Zulfaj, pasi që ai pak para se të ndodh rasti është parë në vendin e ngjarjes, e i cili propozim është aprovuar nga gjykatësi Zika.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 19 janar 2019, e akuzuara Nafije Rrafshi, akuzohet se më 4 gusht 2018, rreth orës 09:30 në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës, me dashje për motive të panjohura, ka privuar nga jeta 57 vjeçarin, tani të ndjerin Sefer Berisha.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që gjersa tani i ndjeri Sefer Berisha, me automjetin e tipit “Opel Vectra”, dhe në momentin kur arrin në rrugën “Habib Zogaj”, e pandehura derisa ishte duke e vozitur automjetin e tipit “Alfa-Romeo”, me të vërejtur tani të ndjerin, e ndalon automjetin pak më larg nga vendi i ngjarjes hynë në automjetin e tani të ndjerit dhe që të dy dalin nga makinat ku qëndrojnë në breg në afërsi të një pylli dhe pas një fjalosje dhe kacafytje e pandehura nga çanta e nxjerrë një revole të tipit “TT”, kalibri 7.62 mm dhe e godet njëherë në qafë dhe pastaj në kokë atë si dhe largohet në drejtim të panjohur.

Me këtë, ajo akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje”, nga neni  178 të KPRK-së si dhe “mbajtje në pronësi, posedim  ose kontroll të paautorizuar të armës”, nga neni 374 par.1 i KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

“Albana Bytyqi 1 milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK” – Fitore Pacolli i kundërpërgjigjet Kadrijajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e...

Isa Berisha zgjidhet kryetar i OVL-së së UÇK-së në Prizren

Isa Berisha u zgjodh sot  kryetar i OVL e UÇK-së në  Prizren, në Kuvendin e VI Zgjedhor . Delegatët e pranishëm përzgjedhën me konsensus Isa...

Lajmet e Fundit