14.9 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Regjimi i korruptuar buzë greminës

Raportet e njëpasnjëshme hulumtuese për disponimin e qytetarëve të Kosovës në raport me institucionet e shtetit po tregojnë se këto institucione, që janë krijuar nga zgjedhjet e vitit 2014, janë në zgrip të humbjes së plotë të legjitimitetit qytetar. Këtë situatë e pasqyron edhe sondazhi më i ri i Pulsit publik të UNDP-së, i cili i nxjerr buzë falimentimit në besimin qytetar tri institucionet kryesore të shtetit: Presidencën, Qeverinë dhe Parlamentin. Sipas hulumtimit më të ri nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, UNDP për Pulsin Publik, edhe në këtë tremujor të këtij viti ka vazhduar të ulet skajshmërisht kënaqësia ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës.

Ndër të gjeturat kryesore që ka përmendur gjatë raportimit të djeshëm zv.përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alekssandra Roccasalvo, është rënia e besimit në institucione, për shkak të dështimit të liderëve në qeverisjen e vendit për interesin e zhvillimit dhe stabilitetit të shtetit. Pakënaqësia fillon nga kupola e shtetit, që është presidentja, më pastaj kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe të gjitha institucionet e tjera qendrore, që mbi bazën e këtij hulumtimi të fundit kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqësisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007./kosova sot/

Më Shumë

Takim në Dragash për rritjen e rasteve të paraqitjes së arinjve pranë zonave të banuara

Pas shqetësimeve të banorëve të fshatit Bellobrad, qytetit të Dragashit dhe disa fshatrave të tjerë, për paraqitjen e shpeshtë të arinjve në rrugët rurale...

Shqipëria mund ta sigurojë sonte play-offin, ndeshet me Andorrën

Shqipëria sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Kuqezinjtë përballen me Andorrën në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Aktualisht, Shqipëria...

Lajmet e Fundit