Rehabilitimi i plotë i ‘Olldashistëve’

doda-olldashi-1024x682Para pak kohësh, kur deputetja demokrate, Mesila Doda, prezantoi një projektligj për hapjen e dosjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, e sulmoi ashpër duke e quajtur ‘marionetë’ të Edi Ramës.

Mes tyre pasoi një luftë deklaratash.

Por para pak ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha u shfaq në një bisedë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje me Dodën.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por dy ditë më parë, Basha deklaroi se PD mbështet projektligjin e Dodës për hapjen e dosjeve.

Ai e bëri këtë deklaratë në emisionin “Opinion”.

Ky qëndrim shumë interesant shënon një kthesë edhe ndaj atyre që shumë media i quajnë “grupi i mbështetësve të Olldashit”.

Ndërsa në media ka pasur shumë spekulime se Basha po i lufton ashpër, sidomos Dodën si përfaqësuesja më e zëshme e tyre, tani të paktën duket se nuk ka më ‘periudhë të akullt’ mes Bashës e Dodës.

TweetLikePlusPin ItSh

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit