12.4 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Rektori i UPZ-së, priti komandantin e KFOR-it turk në Prizren

20150106_111041Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të martën ka pritur në një vizitë komandantin e KFOR-it turk në Prizren, Omer Faruk Demircioglu. Temë bosht e takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të UPZ-së dhe KFOR-it turk në Prizren.

Rektori Vataj e falënderoi atë, për mbështetjen e gjertanishme të Universitetit nga KFOR-i turk, nga universitetet turke por edhe nga shteti turk në përgjithësi. Ai po ashtu e njoftoi komandantin Demircioglu se në vizionin e tij prioritet e ka bashkëpunimin edhe me shtetin turk duke marr parasysh raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve dhe duke marr parasysh që në UPZ ekziston departamenti në gjuhën turke. Rektori Vataj theksoi se do të mbështes hapjen edhe të drejtimeve të reja në gjuhën turke, nëse vlerësohet se ka kuadër akademik përkatës të kualifikuar.

Komandanti i KFOR-it turk, Omer Faruk Demircioglu e përgëzoi rektorin Vataj për punën e tij si rektor i UPZ-së dhe për gatishmërinë për të mbështetur komunitetin turk përmes hapjes së drejtimeve në këtë gjuhë në UPZ. Ai e siguroi rektorin Vataj se do të mbështesin UPZ-në edhe në të ardhmen si deri më tani.

Vlen të theksohet se KFOR-i e ka ndihmuar UPZ-në përmes hapjes së një biblioteke dhe pajisjen me të gjithë inventarin përkatës dhe me një fond të caktuar të librave.

Më Shumë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.Z., i cili dyshohet se ka penguar një gjyqtar...

Fatmir Limaj në Gjonaj të Hasit: Ndryshimi po vjen me Albulena Balaj-Halimajn

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim madhështor me qytetarët në fshatin Gjonaj të Hasit, ku është pritur me pjesëmarrje...

Lajmet e Fundit