4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Renditja e FIFA-s: Shqipëria ngjit tre vende

FIFA ka publikuar renditjen më të fundit të ekipeve kombëtare. Shqipëria falë paraqitjeve të mira në kualifikueset e shtatorit të Euro 2024 ka arritur të ngjitet me tre vende duke u pozicionuar e 62-ta në botë.

Organi qeverisës i futbollit botëror ka bërë përditësimin më të fundit në renditjen e kombëtareve që mban datën 21 shtator 2023. Argjentina qëndron në vendin e parë. Franca, Brazili, Anglia, Belgjika, Kroacia dhe Holanda vijnë më pas dhe nuk kanë ndryshuar pozicion nga renditja e një muaji më parë.

Portugalia tashmë, me renditjen e re, ka rrëmbyer vendin e Italisë, duke kaluar e 8-ta, ndërsa italianët të 9-ët. Spanja mbyll “top 10” përsëri.

Shqipëria ka kaluar nga vendi i 65-të në botë në vendin e 62-të. Kujtojmë se në kualifikueset e shtatorit, kuqezinjtë arritën një barazim 1-1 në Çeki dhe një fitore 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë.

Kosova nga vendi i 109 ka zbritur në vendin e 111. Për “Dardanët” ka ndikuar forma e dobët në kualifikuese, sidomos humbja 2-0 ndaj Rumanisë. Ata morën dhe një barazim 2-2 me Zvicrën në Prishtinë.

Renditja e radhës e FIFA-s pritet të zbulohet pas një muaji, kur të luhen ndeshjet ndërkombëtare të tetorit.Albanian Post

Më Shumë

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Lajmet e Fundit