9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

RENEA vret të riun që qëlloi kundër policisë në Gjirokastër

Policia e Shtetit dhe Forcat RENEA njoftuan se 35-vjeçari, Kostandinos Kaçifa,  që hapi zjarr ndaj tyre ka mbetur i vrarë në Bularat të Gjirokastrës.

Policia e Gjirokastrës dhe forcat “RENEA”, të mbërritura me helikopter, pas ndjekjes për rreth 5 orë të Konstandinos Kaçifa, minoritarit 35-vjeçar grek që hapi zjarr ndaj uniformave blu gjatë një aktiviteti për festën kombëtare të Greqisë në fshatin Bularat, u lokalizua nga policia.

Kaçifa ishte fshehur pranë Depos së Ujit në Bularat dhe RENEA ka rrethuar vendin, duke kërkuar dorëzimin e tij. Dyshohet se ai e planifikoi dhe realizoi sulmin i vetëm.

Më herët, nga PDIU, i riu akuzohej si ekstremist i “Agimit të Artë” dhe në Facebook ka një profil të mbushur me kërcënime ndaj Shqipërisë dhe shprehjen e dëshirës për lirinë e “Vorio-Epirit”, banorët e zonës thonë se Kaçifa nuk njihet si person konfliktual.

Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jeton në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë. Pyetjes së një bashkëfshatari, se përse flamujt kishin pozicion “zije”, Kaçifa i dha përgjigje kaotike.

“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Ende na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi pasur kurrë gjëra të tilla”, tha një banore.

“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo, por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që u tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë ‘futuni brenda’ dhe kaq. Ne e njohim për djalë të mirë e të urtë. Nuk e besoj që e ka bërë këtë”, tha një tjetër banore.

Më Shumë

Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim

Nga Musa Sabedini - Çdo hulumtim ka një mision, dhe çdo mision bart në vete një rrezik real. Ky përkufizim i thjeshtë mjafton për...

Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do t’i renovojë BE-ja

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së...

Lajmet e Fundit