11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Rënia e fasadës në një ndërtesë në Suharekë shqetëson banorët, Komuna pa informata

Një pjesë e fasadës së kësaj ndërtese kolektive ra në tokë pasditen e së shtunës, duke rrezikuar kalimtarët në këtë pjesë të sheshit të qytetit.

Shkaku i rënies thuhet të jetë pakujdesia gjatë vënies së fasadës, derisa banorë të këtij objekti thanë se janë të dëshpëruar me gjendjen, sepse për riparimin e objektit kontribuan edhe ata, raporton KTV.

Edhe pse u shkaktuan dëme të konsiderueshme, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se nuk pati të lënduar.

Muharremaj shtoi se komuna e tij do t’i marrë masat e nevojshme për këtë problematikë, derisa ende nuk kanë informata se cila kompani është përgjegjëse për punën e kryer në këtë objekt gjatë vitit 2017.

Përpos rënies së kësaj fasade dhe gjendjes së rënduar të objektit ku ata banojnë, banorët i kanë thënë ekipit të KTV-së se janë të shqetësuar edhe me zhurmën që krijohet nga lokalet poshtë objektit të tyre.

Sipas banorëve të kësaj pjese të qytetit, përkundër pengesave, askush nuk u konsultua me ta para hapjes së këtyre lokaleve në hyrje të objektit.

Më Shumë

Prizreni shënon 18-vjetorin e Pavarësisë, Totaj fton për festë dinjitoze dhe t’i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka publikuar agjendën e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, të organizuar...

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Lajmet e Fundit