9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Reperi me origjinë shqiptare: Jetoj thjeshtë

Reperi me origjinë shqiptare Action Bronson, i cili po korr sukses në SHBA, në një intervistë për “Skee TV” ka deklaruar se, pavarësisht famës preferon të bëjë një jetë të thjeshtë.

31– vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, thotë se fama për të ishte një surprizë që nuk e priste, megjithatë reperi shprehet kjo e fundit se nuk e ka ndryshuar dhe se vazhdon të mbetet i njëjti person.

“Të gjithë i duam paratë, makinat e bukura e jetën luksoze, por në një plan më të gjërë të jetës, asnjë nga këto gjëra nuk ka rëndësi. Ajo që më intereson mua është arti”, shprehet Bronson në intervistën e dhënë për televizionin amerikan.

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Lajmet e Fundit