9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Republikë e Pavarësisë

Sahit F. Osmani
(Në 15-vjetorin e Pavarësisë)
1.
Linde me zemër shqiponje udhëve të luftës
Rritur djepeve me flatra shpuar nga plumbat
Nëpër beteja ushqyer me këngët e trimave
Me rreze diellore dimrit ia shkrive gjembat
Tokë e det e qiej mbushe me diellin e lirisë
Të atyre që ranë e t’u bënë kurorë pavarësie
Me lulkuqe rrethuar vulosur me emblemën e UÇK-së
Trup të lartësuar ngulitur në dhe të Dardanisë
2.
Sot me krenari e përmendim emrin tënd
Që na tejmbush shpirtin me frymë lirie
Të atyre që u flijuan për lirinë e shtrenjtë
Ku çdo pik? gjaku me lirinë sot po lulëzon
Statujat e lirisë si diell të shembëllejnë
Me përlindjen tënde shtetërore Kosovë
Armiku në sy s’guxon më as të të shikojë
Përflakja e shndritshme diellore e verbon!
3.
Me kurorë lavdie nga lulëkuqet e stërkuqur
sytë e zemrës vështrojnë diellin që shndrit
pastërtinë shpirtërore e trupin e papërlyer
ne njohëm vetveten dhe bota na njeh sot!

Më Shumë

Aksioni i krasitjes vazhdon në Prizren, ndërhyrje në rrugën “Adem Jashari”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e rregullt të krasitjes së pemëve në qytet,...

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Lajmet e Fundit