4.3 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Restaurimi dhe konservimi i ndërtesave arkitekturale në Prizren

Restaurimi dhe konservimi i ndërtesave me rëndësi  arkitekturale në Prizren ishte tema  që u diskutua në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) nga drejtori i Qendrës Rajonale  për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

Ai tha se qyteti i Prizrenit njihet për trashëgimi kulturore, dhe është një nga qytetet më të frekuentuara nga të gjitha vendet e Kosovës, ku vizitohet nga shumë turistë të huaj.

Hoxha vuri në dukje se tashmë janë realizuar tetë projekte që kanë të bëjnë me restaurimin e shtëpive tradicionale.

Si projekt me rëndësi tëv vecnatë  ai përmendi edhe restaurimin e shtëpisë së familjes Zhoriç në Prizren, ndërkaq edhe pastrimin e krojeve në Komunën e Prizrenit.

Sipas tij, Memorandumi i Mirëkuptimit i lidhur ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e akredituar në Kosovë për restaurimin e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm.

Ndërtesa në fjalë gjendet në rrugën “Marin Barleti” prapa xhamisë së Sinan Pashës në Prizren dhe gjendja e saj ishte shumë e vështirë, andaj pas konsultave dhe një bashkëpunimi të ngusht të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me donatorët është përzgjedhur nga Ambasada Britanike dhe DRC për restaurim në kuadër të programit “për kthim dhe integrim të qëndrueshëm” të personave të zhvendosur.

Ai tha se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren përmes këtij memorandumi ka marrë për obligim të hartojë projektin e restaurimit si dhe të bëj restaurimin dhe konservimin e fasadës së jashtme të ndërtesës.

Fasada e shtëpisë së familjes Zhoriç është punuar në frymën neoklasike të dekoruar me profilime të ndryshme në gjithë sipërfaqen e saj. Materiali që është përdorur është llaçi gëlqeror. Gjatë viteve nga ndikimi i kushteve atmosferike dhe nga mos mirëmbajtja, fasada ishte dëmtuar mjaft shumë, andaj si rezultat i kësaj ka qenë i pashmangshëm intervenimi në këtë ndërtesë.

Drejtori Samir  Hoxha theksoi se plaifikohen që të realizohen edhe 20 projekte të reja.

Më Shumë

Aliu e Nikoloski do të vizitojnë punimet në rrugën Prizren-Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, sot do të vizitojnë punimet...

Botohen dy përzgjedhje nga krijimtaria e Ragip Sylajt

Janë botuar dy përzgjedhje nga krijimtaria e Ragip Sylajt dhe një libër me shkrime të pabotuara. Botuesi nga Prishtina “Jakup Ceraja” i ka botuar dy...

Lajmet e Fundit