10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit kthehet në pikën zero

Shtepia e Katarina Josipit-ZymDy vjet pas hartimit dhe dështimeve të disa përpjekjeve për realizimin e tij, projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenes së teatrit, Katarina Josipi, është kthyer në pikën zero. Ministria e Kulturës tek tani ka përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet në objektin që ndodhet në Zym të Hasit, shkruan Koha Ditore.

Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës, është bërë publik emri i kompanisë “SHK Albi Company” nga Rahoveci, që ka ofruar çmimin prej rreth 36 mijë eurosh për kryerjen e punimeve. Tetë ka qenë numri i kompanive ofertuese.

Në rast se nuk përsëritet historia dhe nuk ka më ankesa gjatë afatit dhjetëditor që parasheh ligji, punimet për t’ia kthyer shtëpisë së Katarina Josipit pamjen e vjetër do të nisin muajin e ardhshëm. Ka edhe tri ditë kohë për ankesa, ndërsa afati i planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 30 qershori.

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit