Reus në Manchester United

Pavarësisht se mbetet jashtë fushave për shkak të lëndimit, Marco Reus është vënë në shënjestër nga Manchester United.

Mesfushroi i Borussia Dortmund, është shumë i dashur nga trajneri Jose Mourinho, ku pas gjermanit opsione janë përmendur se janë edhe Bale e Perisiq, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.

Reus mbetet për gjashtë muaj jashtë aksionit për shkak të një dëmtimi të ligamenteve. Por pas ndërhyrjes kirurgjike, Dortmund ka konfirmuar se më 2018 ai ka gjasë të kthehet.

United kështu planifikon që ta sjell atë në Old Trafford që në afatin e janarit.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit