Giroud, shkaktar i shkarkimit të Koeman

Ronald Koeman e dinte se ishte në rrezik që të shkarkohej pasi kishte dështuar që ta transferonte Olivier Giroud në Goodison Park.

“Të enjten e kaluar, pas humbes tonë nga Lyon në Ligën e Evropës, e dija që ishte kohë krize”, tha Koeman për revistën holandeze të futbollit VI.

“Nuk jam budalla, e di si operon bota e futbollit”.

“E kisha Olivier Giroud-in në ndërtesë”, shtoi Koeman.

“Ai do të përshtatej perfekt, por krejt në momentin e fundit ai vendosi se më përpara do të jetonte në Londër dhe të qëndronte te Arsenali”, tha ai mes tjerash.

“Kjo ishte e vështirë për t’u përballuar. Më tregoni, ku mund të gjeni sulmues më të mirë? Lukaku ishte aq i rëndësishëm për ne, por jo vetëm shkaku i golave të tij. Ai kishte një mënyrë të caktuar të të luajturit si sulmues – të fortë”.

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit