21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Revolucion te Reali: Tre në shitje, Modric mban “peng” një yll

Real Madrid pritet të pësojë ndryshime në verë. Kriza e pandemisë bën që spanjollët të mendojnë për shitjen e disa lojtarëve, që do të lironin disi bilancin, pasi bëhet fjalë për futbollistë që marrin paga ta larta. Veç kursimit nga pagat, Reali do të përfitonte edhe nga shitja e tyre.

Tre lojtarë janë në merkato dhe bëhet fjalë për emra si James Rodriguez, Gareth Bale dhe Marian Diaz. Veç tyre ka ende dilema për një tjetër yll të spanjollëve, mesfushorin Luka Modric, fitues i Topit të Artë në vitin 2018. Kroati ka pasur rënie dhe kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2021.

Real Madrid duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë. Ende për Modric ka oferta, me Inter Miami që e do në MLS falë këmbënguljes së presidentit David Beckham. Sipas Marca, nga e ardhmja e kroatit varen fatet e një tjetër lojtari, që po shkëlqen në La Liga.

Martin Odegaard është huazuar te Real Sociedad dhe po spikat. Nëse Modric shitet këtë verë, atëherë norvegjezi do të kthehej në Madrid për të dhënë kontributin e tij. Ndryshe qëndron te Sociedad, ku ai është pjesë e rëndësishme e formacionit.

Më Shumë

Ushtroi dhunë fizike ndaj katër personave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave. Rasti ka ndodhur...

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, dje ka arrestuar personat e...

Lajmet e Fundit