12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Rexhaj: Gërvalla deklaratën për dërgim të dosjeve në Speciale e ka thënë kur ishte në LDK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për T7 ka folur edhe për deklaratën e disa viteve më parë të Donika Gërvallës rreth mundësisë së dorëzimit të dosjeve në Gjykatë Speciale kundër krerëve të UÇK’së, shkruan Gazeta Express.

Rexhaj ka thënë se në kohën kur i ka thënë Gërvalla ato deklarata ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se në ato kohë Gërvalla e Vetëvendosje kanë pasur rrugë të ndara.

“Vetëm mos të harrojmë një gjë, rruga politike e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Donika Gërvallës për vitin dhe vitet që po flasim ka qenë e ndarë. Donika i ka takuar një subjekti politik siç ka qenë LDK’ja dhe natyrisht i ka shprehur qëndrimet e LDK’së, normalisht nuk ka mundur t’i shpreh qëndrimet e LVV’së në atë kohë. Dhe në këtë relacion, mendoj qe ato qëndrime kanë qenë personale, te ardhura nga një vije politike e së kaluarës. Tash si ministre, mendoj se zonja Gërvalla është në vijë të plotë me Qeverinë Kurti. Ne Vetëvendosje luftën e UÇK’së e shohim si vlerë sublime”, ka thënë Rexhaj.

Deputeti i VV’së tutje ka thënë se opozita e ka shënjestruar Gërvallën për shkak të deklarimeve të saj të mëhershme. Derisa shton se tash si ministre, Gërvalla e ka për detyrë që ta mbrojë luftën e UÇK’së.

“Shënjestra opozitare është Donika. Mendoj se e kanë zgjedhur atë për shkak të deklarimeve partiake që i ka bërë një kohë dhe janë personale të saj. Si Donika dhe si ministre e mbron dhe e ka për detyrë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Rexhaj./Express/

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit