30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Rexhaj: Lulëzim Kabashi e AAK-ja nuk dallojnë nga Ramadan Muja e PDK-ja

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj nuk është habitur me qëndrimin e kryetarit të AAK-së Lulëzim Kabashi, për qeverisjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Ai thotë se Kabashi dhe AAK-ja nuk dallojnë nga Muja e PDK-ja në Pizren.

“Fillimisht PDK dhe AAK në Prizren bashkëqeverisin,pasi që janë në koalicion dhe japin përgjegjësi para qytetarëve, njëjtë pa kurrfarë dallimi. Nuk mund të jesh kundërshtar me PDK-në në nivel qendror kur në të njëjtën kohë bashkëqeverisje me ta në nivel lokal”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Lulëzim Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit, ka deklaruar se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, po akuzohet për vepra që nuk janë të vërteta.

“Nuk ka të drejtë askush ta akuzojë për këto vepra që po flitet. Kjo është një propagandë armiqësore”, ka thënë Kabashi.
Ai ka folur edhe për koalicionin në nivel lokal mes PDK-së dhe AAK-së.

“Koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik dhe nuk bëhen politika të nivelit qendror”.
Ndërkaq, kuvendari i VV-së, Arbër Rexhaj thotë se nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kabashi ia ka huqur krejt kur thotë se qeverisja lokale është qeverisje teknike.

“Ose nuk merr vesh nga politika, ose qëllimisht e relativizon dhe minimizon rolin e politikës. Udhëheqja e Komunës bëhet sipas parimeve politike, të programeve dhe alternativave politike. Secili subjekt udhëheq mbi diskurset e saja politike në komunë. Si shembull kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti është i koncentruar më shumë nga politikat publike, ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit më shumë është i koncentruar në politikat e pronave komunale të cilat ua jep me kohë afatgjatë bizneseve, pra nga sektori privat, gjë që për këtë ka një mal akuzash”, thotë Rexhaj.

“Dhe natyrisht që niveli qendror anashkalon Prizrenin, sepse qendrori dhe lokali kanë politika të njëjta, udhëheqin duke mos pasur parasysh interesat e qytetarëve, por ato personale. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është veti që i karakterizon të dy instancat e qeverisjes”.

“Komuna e Prizrenit është komuna e cila ka përfituar më së paku donacione nga jashtë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, dhe arsyeja për këtë është korrupsioni që ka kapluar çdo segment të jetës shoqërore që e udhëheqin ata”.

“Sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit mjafton të shohim djegien e qëllimshme që po I bëhet trashëgimisë historike dhe kulturore të Prizrenit, duke pasur parasysh kaosin dhe mbindërtimet në këtë zonë. Kompleksi i Kishës Katolike u kall për së katërti herë para syve të Policisë së Kosovës dhe para hundëve të udhëheqjes kriminale të PDK-së!”

“Nuk mund të thuash, unë dalloj nga PDK-ja, siç po bën nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Lulzim Kabashi kur po bashkëqeverisë me këtë qeveri lokale kriminale. Detyrimisht bashkëqeverisja të bën bashkëpërgjegjës. Prandaj edhe Lulëzimi dhe AAK-ja në Prizren janë bashkëfajtore në krejt këtë keq-qeverisje tre vjeçare”./PrizrenPress.com

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë...

Lajmet e Fundit