Ministria shkel afatin për rritjen e pagave të punonjësve të kulturës

Punonjësit e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë nuk do t’i marrin pagat me rritje qysh prej muajit shkurt.

Kësisoj Ministria e Kulturës do të shkelë afatin e marrëveshjes verbale që kishte lidhur me aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Të hënën, tri ditë para afatit që Ministria ia kishte caktuar vetes për ekzekutimin e pagave me rritje, këtij institucioni i është hapur rruga që të punojë në dokumentin ku do të bazohet për këtë çështje.

Në mbledhjen e Qeverisë të hënën është miratuar Konceptdokumenti për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore. Ky akt i ka dhënë dritën jeshile Ministrisë së Kulturës që ta hartojë Rregulloren, ku do të përcaktohet rritja e pagave.

Përderisa për institucionin më të lartë kulturor çdo gjë është në rregull, megjithëse më 1 shkurt pagat nuk do të jepen me rritje, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës pret që të respektohet marrëveshja. Më 27 tetor të vitit të kaluar, shumica e aktorëve të TKK-së bashkë me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, në një konferencë për media kishin shpalosur marrëveshjen duke kumtuar se pagat e shkurtit do të ekzekutohen me rritje

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit