Rexhep Selimi mbetet në paraburgim

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për ankesën e ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për ndalimin e masës së paraburgimit.

Paneli ka vendosur që Selimit t’i refuzohet në tërësi ankesa, dhe rrjedhimisht, atij i vazhdohet paraburgimi.

Apeli ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.

“10-shit” të UÇK-së i është kërkuar që shkresat në lidhje me vendimin e Apelit t’i dërgojë deri 10 ditë pas marrjes së tij.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit