2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Rexhepi në vitin 2012: Kadri Veseli – nderi i PDK-së dhe Kosovës

Rexhepi-VeseliMbetja jashtë skenës politike e ka bërë Bajram Rexhepin të ndryshojë rrënjësisht qëndrim për Kadri Veselin dhe SHIK-un.

Kur kryetari aktual i Kuvendit u inkuadrua në PDK në fund të vitit 2012, Bajram Rexhepi tha se Kadri Veseli po i bënte nder Mitrovicës dhe Kosovës, raporton KTV.

Për PDK-në në Mitrovicë, 2 nëntori 2012 ishte ditë feste. Aty më në fund po dilte nga hija Kadri Veseli. Ish-shefi i SHIK-ut e mori librezën e anëtarësimit në një nëndegë në Mitrovicë, dhe ngjarja gëzoi strukturat aty. Me theks të veçantë, Bajram Rexhepin.

Mes tjerash, Rexhepi kishte thënë edhe këtë: “Gjithmonë ka qenë i gatshëm të japë jetën e tij për Kosovë. Në momentet më të vështira për Mitrovicën, ndihma e tij për tejkalimin e sfidave ka qenë përcaktuese për Mitrovicën, prandaj unë e falënderoj shumë për këtë kontribut. Kadri Veseli ka potencial intelektual dhe me anëtarësimin e tij i ka bërë nder Mitrovicës dhe Kosovës”

2 vjet e gjysmë më vonë, i njëjti njeri ka parë sesi SHIK-u i Kadri Veselit ka uzurpuar gjithçka në Kosovë. Në emisionin Rubikon, Rexhepi ka thënë se në momentin që Kadri Veseli vjen në krye të PDK-së, ai do ta lë krejtësisht këtë parti, pasi që e keqja sillet kah ai. Akuzat e Rexhepit vijnë pak kohë pasi që ai mbeti jashtë kabinetit qeveritar të koalicionit PDK-LDK.

Kryeministri Mustafa kishte thënë se nuk donte në kabinet njerëz që nuk ishin në sy të mirë të opinionit publik në qeverisjen e kaluar.

Rexhepi, që nuk mori votat as për t’u bërë deputet, tërthorazi i akuzoi njerëzit e SHIK-ut se ia vodhën ato, përcjell koha.net. Pohoi gjithashtu se për shkak të krenarisë, refuzoi ofertën për t’u bërë zv/ministër dhe nuk deshi të shkojë ambasador. Tash, është i papunë, tha – dhe në kërkim të një zyre për të mbetur disi aktiv në politikë.

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Riemërohet Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka riemëruar sot Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pas tërheqjes nga...

Lajmet e Fundit