Rifillon spërkatja kundër rriqrave në Malishevë

Malisheva-dezenfiktimi rriqrave“Truly nolen”, e cila është përfaqësuese e një kompanie amerikane dhe pjesë e ekipit punues, rifillon sot punën në spërkatjen kundër rriqrave në komunën e Malishevës.

Rispërkatja pritet të ndikojë pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike -Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Të paktën kështu mendojnë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Përderisa, sot në disa fshatra të komunë së Malishevës vazhdon spërkatja kundër rriqrave rriqrave, zëdhënësi i kësaj Ministrie Faik Hoti, thotë se deri më tash për zvogëlimin e pasojave janë ndarë mbi 500 mijë euro.

“Ministria e Shëndetësisë sivjet ka ndarë 159 mijë euro për dezinsektim selektiv. Pastaj edhe 350 mijë euro tjera në sigurimin e terapisë për trajtimin e të prekurve dhe së fundi qeveria ka lejuar edhe 100 mijë euro tjera për zvogëlimin e pasojave nga ethet hemorragjike”, tha Hoti, transmeton RK.

Sipas Faik Hotit, tani është një fazë tjetër e dezinsektimit selektiv që po bëhet në komunën e Malishevës, Rahovecit dhe komuna të tjera që njihen si zona endemike për ethe hemorragjike.

“Kjo fazë ka për qëllim që vatrat që njihen ma intensive sa i përket paraqitjes së etheve hemorragjike, të përfshihen në një dezinfektim tjetër”, tha Hoti.

Më Shumë

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit