18.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Rihapja e xhamisë së Emin Pashës në Prizren

Faik MIFTARI

Me datë 10 korrik 2015, ditën e xhumasë së fundit në Ramazan, u zhvillua ceremoniali i rihapjes së xhamisë së Emin Pashës pas restaurimit detaj të saj, që nisi në vitin 2014 dhe përfundoi me sukses në këto ditë të nxehta verore. Restaurimi u krye me mbështetjen financiare të organizatës qeveritare turke TIKA, dhe në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. U krye restaurimi i tërësishëm i objektit të xhamisë si në pjesën e jashtme ashtu edhe në enterierin e brendshëm i saj, si dhe e tërë sipërfaqja e saj rrethuese së bashku me oborrin e gjerë të saj. Me të vërtet janë kryer punimet në mënyrë profesionale duke u ruajtur në tërësi veçoritë e saja karakteristike materiale nga trashëgimia e pasur kulturore osmane-islame e saj.

Xhamia e Emin Pashës është xhamia relativisht e re, në krahasim me xhamitë tjera të periudhës osmane në Prizren, daton nga shekulli XIX-të, dhe është ndërtuar në vitin 1831 nga ana e Mehmed Emin Pashës. Mbi derën hyrëse të saj qëndron mbishkrimi në të cilin shkruan: ”sahibul-hajrat ve’l-hasenat Perzerini Tahirpasha-zade Mehmed Emin Pasha” që do të thotë:” ky hajrat(godinë) është ngrit nga Prizrenasi Mehmed Emin Pasha i biri i Tahir Pashës”.

Sipas rëndësisë së saj, është xhamia e tretë e Prizrenit pas xhamisë së Mehmed Pashës(Bajraklisë) dhe Sinan Pashës. Veçoria e saj kryesore është se përveç kubes (kupollës) kryesore i ka edhe tri kube të vogla dhe është kopje në miniaturë e planit projektues të xhamisë së Sinan Pashës. Ka të njëjtin stil dhe projekt të ndërtimit sikurse xhamia grandioze e Sinan Pashës. Xhamia e Emin Pashës çmohet përveç tjera edhe për bukuritë e brendshme të shumta të muraleve dhe dekorimeve orientale si dhe të artit të saj të ashtu quajtur “natyrë e vdekur”.

Kronisti Mehmet Tahir efendiu gjerësisht ka shkruar për Emin Pashën, për të cilin përveç tjerash ka cek:”Ai (Mahmut pasha) kishte një vëlla që i thoshin Emin pasha, pastë dobi e mirësi përgjithmonë! Kishte tubuar më të mirin kapital dhe kishte blerë shtëpi në zemër të lagjes sonë. Ai ka ndërtuar një xhami që i shëmbëllen Sinan pashës”.

Përveç xhamisë Emin Pasha në oborrin e xhamisë ka ndërtuar edhe medresenë e cila ka qenë aktive dhe funksionale me procesin arsimor-fetar gjer në Luftën e dytë botërore, në Mamushë ka ndërtuar një çeshme(kroi) në vitin 1816. Me të vëllanë Mahmut pashën së bashku kanë kryer edhe restaurimin e hamamit të Gazi Mehmet pashës dhe xhamisë së haxhi Kasëmit.

Emin pasha ndërroi jetë në vitin hixhri 1259, vitin gregorian 1843, gjersa gjendej në pozitën e mytesarifit(sanxhakbeut) të Prizrenit, u varros në oborrin e xhamisë, ku mbishkrimi i nishanit të varrit të tij është një vepër e jashtëzakonshme, me një bukuri të radhë artistike.

Nishani i varrit të tij është i ndërtuar nga mermeri i llojit të vet që është sjell në atë kohë nga Shkupi, dhe i cili për shkak të vlerave skulpturale dhe mbishkrimit me shkronja arabe në gjuhën osmane është vlerësuar si përmendore kulturore me rëndësi të posaqshme të trashëgimisë osmane islame.
Në mesin e 37 xhamive ekzistuese të tanishme në Prizren, është indikative se të tri xhamitë më të rëndësishme dhe më të bukura të Prizrenit, xhamia e Mehmet

Pashës (Bajraklisë), xhamia e Sinan Pashës si dhe xhamia e Emin Pashës, që të tretë janë ndërtuar nga pashallarët me origjinë shqiptare.

Mehmet bej Dukagjinzade( më vonë merr titullin pashë dhe njihet si Gazi Mehmet Pasha) ishte me prejardhje shqiptare, ka qenë djali i Ahmet bej Dukagjinit, i cili gjatë vitit 1514-1515 ishte në pozitën e Vezirit të Madh (kryeministrit) të oborrit të Perandorisë Osmane. Ahmet bej Dukagjini ishte nip i familjes së njohur mesjetare shqiptare feudale, të principatës së Dukagjinëve, të njohur edhe si posedues tokash të mëdha në Dukagjin.

Sinan Pasha i cili njashtu ishte me prejardhje shqiptare nga fshati Vilë i rajonit të Lumës në Shqipëri. Sinan Pasha ishte ushtarak i lartë që kishte marrë grada dhe tituj të lartë gjatë shërbimit në Perandorinë Osmane. Që nga shkuarja e tij në Stamboll ai kishte bërë karrierë të famshme ushtarake, ishte beglerbe i Budapestit, i Kajros, dhe i Bosnjës, gjatë një kohe kishte shërbyer edhe si vezir (ministër) Divani, i Portës së Lartë në Stamboll.

Emin Pasha ishte poashtu me prejardhje shqiptare nga krahina e Lumës në Shqipëri. Familja e tyre e Rrotllajve njihet si një familje me prejardhje shqiptare, nga gjiri i familjes sl saj kanë dalë shumë pashallarët të cilët gati për plotë një shekull kanë udhëhequr me sanxhakun e Prizrenit në pozitën e mytesarifit (udhëheqësit) të saj.

Do e përmbyll këtë shkrim me një falënderim të veçantë për organizatën qeveritare turke ”TIKA” dhe Republikën e Turqisë në përgjithësi me një thënie karakteristike të tyre në gjuhën turke: ”Te?ekür Türkiye – Allah razi olsun sizden’’ që në gjuhën tonë shqipe do të thotë:
” Ju faleminderit Turqi- Zoti çoftë i kënaqur me juve”.

Më Shumë

Liria del me barazim 1-1 në Vushtrri, Fetahaj shpëton bardhezinjtë

Skuadra e Lirisë ka arritur një barazim të rëndësishëm në transfertë kundër Vushtrrisë, me rezultat 1-1, raporton PrizrenPress. Në pjesën e parë, vendasit kaluan në...

Osman Hajdari merr detyrën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka zyrtarizuar sot emërimin e Msc. Osman Hajdarit në postin e Drejtorit Ekzekutiv. Hajdari e ka...

Lajmet e Fundit