7.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Rikthehen aty ku ishin një vit më parë, Guardiola kërkon rinovimin e Raheem Sterling

Trajneri i liderëve të Premier League dhe kampionëve në fuqi të elitës angleze, Pep Guardiola, i ka kërkuar drejtuesve të klubit rinovimin me Raheem Sterling.

Pas paraqitjeve të fundit të sulmuesit anglez, spanjolli mendon se ai mund të jetë shumë i nevojshëm për të ardhmen e klubit.

Muajve të fundit, Guardiola dhe Raheem Sterling kishin një “prishje” të marrëdhënieve.

Sterling në fillim të sezonit e humbi vendin e titullarit, duke mbetur thjesht një zëvendësim i papërdorur për shumicën e takimeve të kampionëve.

Mirëpo, pas lëndimeve të shumta, Guardiola u detyrua që të startojë me Sterling, dhe anglezi e tregoi vlerën e tij.

Ai jo vetëm që shënon dhe asiston, por bën lojë të mirë në mbrojtje, duke i ndihmuar shumë Pep-it në vendosjen e skuadrës.

Përkundër kërkesës, Guardiola e ka bërë të ditur që nuk do të përfshihet në negociatat e mundshme.

Trajneri spanjoll gjithmonë ia ka lënë në dorë klubit dhe agjentëve që të shikojnë punët teknike, por ai e ka bërë të qartë detyrën që ta mbajë Raheem-in në “Etihad”.

Kontrata aktuale e Raheem Sterling përfundon në vitin 2023, dhe City duhet të veprojë shpejt, përndryshe mund ta humbasë futbollistin gjatë verës së këtij viti.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Triumfon Eris Bajraj, prek fitoren e dhjetë në boksin profesionist

Boksieri Eris Bajraj ka arritur fitoren e dhjetë në boksin profesionist. Boksieri kosovar e ka mposhtur boksierin nga Venzuela, Flasher Silvën. 24-vjeçari iu deshën pak sekonda...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit