18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Qëndresë Halili boton librin e gjashtë

Qëndresë HalilQëndresë Halili, një autore shumë njohur në Kosovë për shkak se ka nisur të shkruajë që në moshën 10-vjeçare, vjen me romanin e saj të ri “Përsëri përsëritet”. Autorja vlerësohet për stilin e saj tërheqës me daljen në dritë të këtij botimi. Botuesi i romanit thotë se “autorja bazohet bazohet në psikologjinë e të përsëriturit të Frojdit”. Ky roman, siç shkruan Shqiptarja, intrigon me personazhin kryesor, që është Laura, një vajzë e re, e cila arratiset nga vendlindja e saj pas një lidhjeje të dështuar dashurore. Në kohën kur kjo e braktis vendin e saj dhe ikën në një destinacion pa adresë, është në krize nervore dhe psikike.Nga këtu edhe fillon drama e saj, e cila shpaloset pastaj në formë monologu.

Laura është një vajzë me çrregullime mendore, një skizofrene, që ballafaqohet me veten duke u munduar të gjejë shpëtim për të dalë nga gjendja, në të cilën gjendet. Në roman kjo vajzë nga fiziku i saj shihet si të gjitha vajzat e tjera pa përjashtim. Bën jetë “normale”, nuk i bën kujt keq dhe është aq e vetmuar. Shpesh ajo humbet dhe gjendet në shumë vende pa ditur si arriti aty! Ka pak njerëz që e njohin dhe është pak e shoqëruar. Ndërsa për t’u shoqëruar me dike, ajo shpesh del jashtë vetes nga frika se lëndohet. Dhe kjo e lëndon aq shumë, e i përsëritet vazhdimisht. Te Laura mjafton vetëm një fjalë apo një sjellje e mire nga njerëzit dhe kjo t’ua falë veten pa asnjë çmim.

Në këtë roman, Qëndresa e përshkruan përsëritjen si egon tonë. Në një rast ajo shkruan: Nëse mund t’i ikësh vetes mund t’i ikësh kësaj përsëritjeje. Por, kjo është e pamundur. Vetja është vet e përsëritshmja jote, uni dhe vetmia jote. Qëndresë Halili ka nisur të shkruajë në moshën 10-vjeçe në formën e fletëve të ditarit kujtimet e trishta të luftës serbo-kosovare, ngjarjet që e tronditën atë personalisht, por edhe familjen. Libri i saj i parë është cilësuar nga shtypi kosovar si “libri i parë i luftës”, sepse aty janë përmbledhur pasazhe të kujtimeve më të vërteta, ashtu siç mund të mbajë mend një fëmijë i moshës 10-vjeçare. Qëndresë Halili sot, në moshën 25-vjeçare numëron 6 libra, dy të zhanrit poezi, dhe të tjerat romane, ku i gjashti është “Përsëri përsëritet”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

"Kino Lumbardhit" është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër...

Lajmet e Fundit