25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Rikthimi i kasetave

Kur ka qenë hera e fundit që ke festuar daljen e albumit të artistit të preferuar duke ia mësyrë një dyqani për ta blerë kasetën e tij? Nëse përgjigjja juaj është “në vitet ‘90”, atëherë është e drejtë apo nuk është?

The Official Charts Company (OCC) zbuloi diçka të çuditshme javën e kaluar (më 16 korrik), duke bërë të ditur se mbi 65 mijë kaseta janë blerë nga adhuruesit e muzikës në Britani të Madhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kjo është një rritje e blerjeve të kasetave prej 103 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe këta 65 mijë blerës e kanë lënë në eklips numrin e kasetave që ishin shitur në vitin 2018. Nëse lakorja e shitjes vazhdon të rritet, atëherë në fund të vitit Britania e Madhe mund të ketë 100 mijë kaseta të shitura, diçka që ndodh për herë të parë që nga viti 2003, shkruan NME, transmeton KOHA.

Një lajm i befasishëm? Epo, ndoshta jo nëse jeni ndjekës i “5 Seconds of Summer”, Lady Gaga apo “The 1975”, që janë prapa tri kasetave me të shitura të këtij viti deri më tani. Ndjekësit e “Sports Team”, Tame Impala dhe “Blossoms”, janë po ashtu në mesin e top-20 sa i përket shitjes së kasetave bashkë me Dua Lipën, “The Strokes” dhe Ozzy Osbourne.

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit