Rinumërim të votave në Prizren, Suharekë, Malishevë…

Manipulimet e ndryshme nga komisionerët e subjekteve politike kanë çuar deri në marrjen e vendimit që në 530 vendvotime të ketë rinumërim. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ’së.

Derisa Burim Ahmetaj nga QNR-ja foli edhe për numërimin e votave të diasporës që ka përfunduar mbrëmë, ndërsa tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht.

Pas gjetjeve të raportit të auditimit Burim Ahmetaj nga QNR’ja ka prezantuar pesë rekomandime me anë të të cilave KQZ’ja ka marrë vendimin që të bëhet rinumërimi.

“Rastet kur subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë dhe numri i tyre është 81. Gjithashtu, kemi raste kur kandidati për deputet ka më shumë vota se vetë subjekti e kjo është bërë në 89 vendvotime. Po ashtu, edhe kur të gjithë kandidatët brenda një subjekti kanë më shumë vota se vetë subjekti”, ka thënë Ahmetaj.

Kujtojmë se KQZ’ja me 9 tetor ka marrë vendimin që  në 313 vendvotime të ketë rinumërim të votave. Ky vendim ishte marrë për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.

Gazeta Express ju sjell listën e plotë të 530 vendvotimeve në të cilat do të bëhet rinumërimi i votave për të cilin u vendos sot në mbledhjen e KQZ’së:

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit