5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Robert Bisha rikthehet në Prizren me eksplorimin e botës së tij muzikore

Çdo herë që muzikanti shqiptar Robert Bisha del në skenë, publiku duhet të përgatitet për një performancë goxha eksperimentale. Muzika e tij është një gërshetim mes tradicionales, klasikes dhe jazzit. Tingëllon si kombinim jo i zakonshëm, por kompozitori dhe multi-instrumentisti është mjeshtër i këtij gërshetimi.

Bisha, i cili nëpërmjet muzikës së tij promovon muzikën tradicionale folklorike shqiptare, të shtunën vjen në Prizren. Është mysafir i “Lumbardhit” dhe paraqitet me një koncert pianistik të titulluar “Home Neverland”. Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, vetëm 50 veta lejohen në “Kino Bahçe”. Për të tjerët është një mundësi e veçantë: do të mund ta ndjekin koncertin në transmetim live në Kohavision prej orës 19:00.

“Home Neverland” është njëkohësisht titulli i projektit pianistik të muzikantit shqiptar realizuar në gusht të vitit të kaluar. Pianoja është instrumenti kryesor ku Bisha shfaq muzikalitetin e tij, mirëpo ai luan edhe në kitarë, çifteli, fizarmonikë, perkusione e të tjera.

“Udhëtimet e vetmuara, dëgjimi i këngëve të shteteve dhe takimet miqësore kanë ndikuar që ta kem gjithnjë e më shumë ndjenjën se atdheu i secilit njeri është fryma e tij, këngët që ai sjell me vete. Çdo veri është gjithashtu një jug. Për t’u zhdukur dhe më pas për të rigjetur veten në kujtime të lashta dhe në takime përtej kohës”, ka qenë përshkrimi që muzikanti ia kishte bërë projektit pianistik “Home Neverland” kur e kishte promovuar në faqen e tij në “Facebook”.

Bisha ishte 6-vjeçar kur u regjistrua në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Si 14-vjeçar migroi në Itali për të studiuar pianoforte. Deri tani 36-vjeçari ka fituar çmime të ndryshme kompozimi dhe ka luajtur live me artistë të ndryshëm me rëndësi ndërkombëtare. Kritika e ka vlerësuar si improvizues i veçantë, i paarritshëm dhe virtuoz i pianos./KOHA/

Më Shumë

Ancelotti shpallet trajneri i vitit

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Ky çmim u nda nga FIFA, në ceremoninë që u mbajt...

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Lajmet e Fundit