Rojet në grevë, burgjet në Francë të bllokuara

Dhjetëra burgje në të gjithë Francën janë bllokuar sërish nga greva e rojave për paga dhe kushte më të mira sigurie, në pritje të një takimi me ministren e Drejtësisë.

Sot në mëngjes, pas më shumë se një javë protesta, janë 115 godinat e bllokuara, nga 188 që janë në të gjithë Francën, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.

Në burgun e sigurisë së lartë në “Fleury-Merogis”, burgu më i madh në Evropë dhe që ndodhet pranë Parisit, rreth 150 roja ishin mbledhur në mëngjes jashtë mureve të godinës me barrikada të ngritura me goma dhe dru.

Ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloubet njoftoi dje në mbrëmje se do të takohet me sindikatat pas kundërshtimit nga këta të fundit të propozimeve të qeverisë.

Dje në mbrëmje, ndodhi agresioni më i fundit, ku një i burgosur sulmoi disa roje në burgun “Longuenesse”, në veri, duke përdorur këmbën e një tavoline prej hekuri, duke plagosur agjentët.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit