Roma shumë afër Xhakës, ai e dëshiron vetëm Mourinhon

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është shumë afër transferimit te klubi italian, Roma.

Graniti është një emër por edhe një siguri. Kështu e nis shkrimin e përditshmja e njohur italiane Corriere dello Sport.

Pas ndeshjes së shkëlqyer të luajtur kundër Francës, për të cilën ai fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’, Xhaka përfaqëson dëshirën e përmbushur, ambicien për pushtet.

Është klubi italian, Roma që thuhet se ka bërë shumë hapa para për transferimin e mesfushorit shqiptar nga Arsenali.

Në pritje të Tiago Pintos për të arritur një marrëveshje me Arsenalin, lojtari tashmë ka konfirmuar se dëshiron një transferim te Roma.Është trajneri Jose Mourinho, i cili është vendimtar për transferimin e kapitenit të Zvicrës në Olimpico, pasi e do me çdo kusht lojtarin, ndërsa edhe Xhaka mezi pret të punojë me portugezin.

Ndryshe, Xhaka ka zhvilluar një Kampionat Evropian mbrësëlënës dhe tashmë po vlerësohet lartë nga të gjithë njohësit e futbollit

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit