18.8 C
Prizren
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ronaldo mund të kthehet te Unitedi për shkak të Messit, çfarë thoshte portugezi në vitin 2014

Në ditët e fundit janë intensifikuar spekulimet për mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Edhe pse superylli portugez ka kontratë deri në verën e vitit 2022, është raportuar se ai mund të largohet më herët, pasi që Zonja e Vjetër dëshiron të përfitojë nga shitja e tij, si edhe ta heqë nga lista pagën e majme të 35-vjeçarit.

Që nga publikimi i lajmit nga AS dhe Sport, kanë nisur thashethemet që e lidhin me klube të ndryshme, duke përfshirë Paris Saint-Germainin dhe Manchester Unitedin.

Ronaldo ka luajtur në Old Trafford gjatë viteve 2003-2009 duke fituar tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje para se t’i bashkohej Real Madridit, ku shkëlqimi i tij shkoi vetëm duke u ngritur.

Nga viti 2018, CR7 luan te Juve (ku paguhet 603.000 euro në javë), ndërsa është spekuluar se Djajtë e Kuq janë favoritë për ta kthyer në Ligën Premier për sezonin 2021/2022.

Gjasat për kthimin e Ronaldos në Teatrin e Ëndrrave shtohen kur kihet parasysh se Lionel Messit i skadon kontrata me Barcelonë në fund të këtij sezoni dhe mund t’i bashkohet Mancheste Cityt në një mega-marrëveshje.

Kështu, sipas El Grafico, portugezi do të dëshironte që të ringjallte rivalitetin me argjentinasin në kampionatin anglez.

“Burimet tona në Mançester dhe Porto konfirmojnë se Manchester Unitedi e ka tunduar Cristiano Ronaldon për një kthim te klubi në sezonin e ardhshëm. Portugezi është duke e shqyrtuar. Juventusi do ta negociojë marrëveshjen nëse Ronaldo e kërkon”, ka thënë gazetari i respektuar i FOX America, Christian Martin.

Për më shumë, ai asnjëherë nuk e ka mohuar faktin se e ka në zemër Unitedin dhe se do të dëshironte të kthehej atje një ditë.

“E dua Manchesterin. Të gjithë e dinë këtë. Manchesteri është në zemrën time. Tifozët janë të mahnitshëm dhe do të dëshiroja të kthehesha një ditë”, kishte thënë Ronaldo në vitin 2014, pesë vjet pasi i ishte bashkuar Realit. /Telegrafi/

Më Shumë

Pensionistët kërkojnë të trajtohen me dinjitet, lëshojnë pëllumba para Qeverisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka organizuar aksion simbolik para Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Ata kanë lëshuar pëllumba para Qeverisë,...

PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati – i jep afat deri të entjen t’i ekzekutoi pagat e mësimdhënësve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati nëse nuk i ekzekuton pagat për...

Lajmet e Fundit