19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Ronaldo për Juven: Një histori dashurie…

Rreth gjysmë ore pasi u zyrtarizua te Manchester United, ka ardhur edhe përshëndegtja emocionuese në dukje e Cristiano Ronaldos për atë që la sot, Juventusin. Ylli portugez nënvizon se me bardhezinjtë arritën gjëra të mëdha, por jo të gjitha ato që deshën:

“Sot largohem nga një klub i mahnitshëm, më i madhi në Itali dhe me siguri një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Europën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin për Juventusin dhe gjithmonë do ta dua qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit.

Tifozët bardhezi më respektonin gjithmonë dhe u mundova ta meritoj atë respekt duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo kompeticion. Në fund, të gjithë mund të shikojmë pas dhe të kuptojmë se arritëm gjëra të mëdha, jo të gjitha ato që deshëm, por gjithsesi, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku.

”Juve, një histori e një dashurie të madhe, e bardha që përqafon të zezën, kori që ngrihet vërtet në këmbë, Juve, përgjithmonë para”.

Unë do të jem gjithmonë një prej jush. Ju tani jeni pjesë e historisë sime, pasi e ndjej se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tifozë bardhezinj; do të jeni gjithmonë në zemrën time”.

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit