13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Abdixhiku kritikon Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë: Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni – nga shteti mos prisni gjë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e keq të pandemisë COVID-19. Ai ka kërkuar reagim kolektiv, siç thotë për ta përmbysur këtë keqmenaxhim.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarëtë të vaksinohen.

“Vaksinohuni dhe mbrohuni. Nga shteti mos prisni gjë – janë në delir vetëlavdate e mohim krize edhe në kohë morti mbarë nacional. Spitalet janë të mbushura përplot. Mjekët i kemi të lodhur e stërngarkuar, të ofenduar me lëmoshë e të pakët në numër  pasi i larguan 575 punonjës shëndetësorë – po këta”.

“Praktikantët tanë, punë kanë, por të tjera janë ato. Disa protestojnë ndaj vetes – merreni me mend – të tjerët heqin kapela në rekorded e zeza në vend; ca punë konsiderojnë edhe numrin e telefonatave që njëri i bën; e ai kryesori ka vendosur t’u ndajë infermierëve pak lëmoshë; se për t’i parë e mbështetur as që bëhet fjalë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Edhe tragjedi njerëzore edhe varfërim ekonomik.

Praktikantët në aksion!

Plot 77 vdekje në 5 ditë si rezultat i menaxhimit inekzistent pandemik. Kosova sot është e renditur në 5 vendet e fundit në botë për nga numri i të infektuarve për banorë. SHBA ka kthyer tashmë vendin tonë në vend me rrezikshmëri të lartë. Të njëjtat hapa pritet t’i marrë edhe Bashkimi Evropian. Si masë, natyrisht, vjen mbyllja; e me të dhe gjithë kostot ekonomike pas. Kur s’menaxhon, nuk inspekton, nuk kontrollon, përfundon në ekstreme. Edhe jetë të humbura edhe mbyllje. Edhe tragjedi njerëzore edhe varfërim ekonomik. Pra, alternativë të mirë më nuk ka.

Vendet e rajonit, ndërsa, vazhdojnë jetën e tyre në hapje. Ato ecin para sepse kanë përgjegjshmëri shtetërore. Kanë kontrolle të jashtëzakonshme, inspektime të rregullta, qendra vaksinuese mobile, masa stimuluese e ndëshkuese, kanë shtet që bën punë! Shteti ynë se bën asnjë nga këto.

Praktikantët tanë, punë kanë, por të tjera janë ato. Disa protestojnë ndaj vetes – merreni me mend – të tjerët heqin kapela në rekorded e zeza në vend; ca punë konsiderojnë edhe numrin e telefonatave që njëri i bën; e ai kryesori ka vendosur t’u ndajë infermierëve pak lëmoshë; se për t’i parë e mbështetur as që bëhet fjalë.

Kosova në rënie të lirë sepse pushtetarët tanë ditën që morën pushtet harruan për çfarë janë. 14 shkurtin e morën si festë e si fund, e si garancë që çkado që bëjnë – edhe kur s’bëjnë gjë – nuk ka rëndësi. Po e shohin veten të paprekshëm, prandaj dhe sillen kështu. Kjo arrogancë natyrisht se do të merr edhe përgjigjen e vet – populli sheh – po ç’na duhet kjo përgjigje kur 77 tragjedi familjare i kemi pa mbyllur javën ende.

Qytetarë, vaksinohuni dhe mbrohuni. Nga shteti mos prisni gjë – janë në delir vetëlavdate e mohim krize edhe në kohë morti mbarë nacional. Spitalet janë të mbushura përplot. Mjekët i kemi të lodhur e stërngarkuar, të ofenduar me lëmoshë e të pakët në numër  pasi i larguan 575 punonjës shëndetësorë – po këta.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit