1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Ronaldo votoi Messin, por Messi nuk votoi Ronaldon

Mbrëmê, pasi janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të FIFA-së, janë zbuluar edhe votat e kapitenëve të Kombëtareve e ku është zbuluar se Ronaldo ka votuar për Messi derisa argjentinasi nuk ia ka kthyer këtë favor.

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo ishte i dyti pas Robert Leëandoëskit në garë për lojtarin më të mirë të FIFA-së për 2020.

Ai arriti 38 pikë derisa Messi pati 25, të dy shumë larg fituesit të Ligës së Kampionëve, Lewandowski që pati 52. FIFA ka publikuar tërë listën e votave dhe ka pasur zhvillime interesante si për shembull Ronaldo ka marrë më pak pikë nga trajnerët në krahasim me Messi (186 me 196), por kapitenët e Kombëtarëve kanë votuar për të (259-207, kurse mediat (153-103), kurse kishte edhe më shumë fansa që votuan për Ronaldon (457905 me 356 950).

Votat kanë treguar se kush e ka votuar kënd, ku Ronaldo ka votuar si të parin Robert Lewandowskin, të dytin Messin dhe të tretin Kylian Mbappe. Megjithatë Messi e ka përdorur votën e tij për të votuar dy lojtarë të PSG, ku spikat Neymar i pari, Mbappe i dyti kurse në vendin e tretë është Lewandowski.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit