15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Ronnie Romero performon në Hardh Fest

Ronnie Romero do të jetë pjesë e Hardh Festivalit në Rahovec këtë të shtunë, më 17 gusht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë vokalisti i rock grupit të njohur botëror “Rainbow”, Ronnie Romero përmes një postimi në Facebook.

“Shfaqja tjetër do të jetë në Hardh Festival në Rahovec, Kosovë këtë të shtunë më 17. Mbështetur nga miqtë e mi, grupi i rock-ut bullgar Eridan, ne do të luajmë disa melodi të lezetshme nga Dio, Whitesnake, Black Sabbath, Yngwie Malmsteen, Helloween dhe të tjerët! Shpresoj t’i shoh atje të gjithë muzikantët kryesorë të zhanrit metal nga Kosova”, shkruan ai.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen dhe vullnetarë

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq – Rahovec Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke...

Lajmet e Fundit