7.5 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Rozafë

M’i dhunove gjinjtë
nën ftohtësinë e kullës me gur t’moçëm
e me shaminë time t’kuqe lidhur fyti
murgut i the t’ma pranonte vdekjen
larg gjërave që m’i vodhe djallëzisht.

Atë t’hënë
m’i dhunove edhe ëndrrat
e me shpresën se do m’buzëqeshje
pranova të më quaje Rozafë
veç për t’i thënë botës se kishe qëllim
t’mos i tradhtoje vëllezërit dardanë
për femrën që n’ty shihte dashurinë reale.

Nën fustan t’Evës m’i fshehe edhe plagët tjera,
hëna asgjë s’pa nga ç’doja t’shihte
e më pas n’fisin tënd t’i lëshonte mallkimet
ndryshe nga unë që çmendur dashurie isha.
M’i dhunove edhe fjalët prajshëm
e duke i thënë hënës se mbytjet i kishe n’gjak
t’nesërmen s’m’le nën trupin e dhunuar
të t’thoja “TY DJALL SËRISH TË DUA”.

Shkroi: Adelina Xhaferi

Më Shumë

Shkyçje nga ujësjellësi për mospagesë – 15 raste në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se sot në Njësinë e Prizrenit janë realizuar 15 shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë për...

Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh.,...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit