Rrahet një person në Mamushë

Dje në Mamushë, Policia e Kosovës është njoftuar se një person është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar pasi që i dyshuari dyshon se viktima ka kryer vjedhje në shtëpinë e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një brisk dhe katër fishek të kalibrit 9 mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit