5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Rrahje masive, gjashtë të arrestuar në Arbanë të Prizrenit

Dje rreth orës 20:00 në një internet kafe në Arbanë ka ndodhur një përleshje ku janë përfshirë gjashtë të dyshuar të cilët janë arrestuar nga policia.

Të dyshuarit janë intervistuar lidhur me rastin me ç’ rast është kuptuar se njëri prej tyre pas përleshjes ishte kthyer përsëri tek vendi i ngjarjes me një armë zjarri në dorë.

Policia ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit dhe e ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike pa fishekë. Për ecurinë e hetimeve të rastit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që pesë të dyshuarit të ndalën në mbajtje ndërsa i gjashti është lënë i lirë. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme

Më Shumë

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit