12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Rrahje mes një qytetari dhe një zyrtari të Dragashit

Sot, pas orës 15:00 në qendër të Dragashit ka ndodhur një rrahje mes një qytetari dhe një zyrtari të Qendrës për punë Sociale në Komunën e Dragashit.

Bëhet fjalë për zyrtarin Shefqet Halili, i cili është grushtuar me një qytetar të kësaj komune, pas një zënke mes tyre, raporton parrotlla.

Portali parrotlla.net ka kontaktuar policinë e Prizrenit dhe kjo e fundit ka raportuar se qytetari dhe zyrtari kanë pësuar lëndime trupore, ku janë dërguarar menjëherë për trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Dragash dhe më tej janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Edhe qytetari edhe zyrtyati kanë marrë lëndime trupore. Ata jane trajtu në shtëpine e shëndetit në Dragashi dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit .

Nuk është hera e parë që këta të dy kanë telashe mes vete. Kanë pasur edhe më 21 janar të këtij viti. Sipas rastit, thuhet se qytetari e ka kanosur zyratrin me 21 janar për shkak se ai po pretendon se i’a kanë nderprerë ndihmën sociale”, ka deklaruar zëdhënësi i policies në Prizren, Hazir Berisha. /parrotlla.net/

Më Shumë

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit