Grabiste gratë në ashensor, arrestohet një shqiptar në Greqi

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia greke, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje të rënda.

Krimi më i fundit i tij ishte kur ndoqi një grua në këmbë dhe me të hyrë në ashensor, i grabiti asaj çantën, ku mbante një sasi jo të madhe parash.

Policia e arrestoi shqiptarin duke e dërguar në burgun e Patras.

Nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka kryer të paktën 4 plaçkitje dhe tre vjedhje ndaj grave në tre muajt e fundit në Patra.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit