Rrahje në Prizren – përfshihen tri gra

Të premten në Prizren ka ndodhur një rrahje mes disa personave, raporton PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në rrahje janë përfshirë tri femra.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar një mashkull dhe dy femra (një shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë), ndërsa në cilësi të viktimave janë intervistuar një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar të cilit i është dëmtuar vetura nga i dyshuari mashkull.

Si pasojë, dy personave i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa pas procedurave me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit