18.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

Rrebeshe shiu e bubullima, ndryshon moti gjatë fundjavës

Prishtina Weather ka njoftuar se nga fundjava do të ndryshojë moti. Pritet të ketë të reshura shiu dhe bubullima. Temperaturat do të në rënie të lehtë në fillim të javës së ardhshme.

Mot i paqëndrueshëm po paraqitet nga fundjava mbi vendin tonë.  Ditën e shtunë do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, me reshje shiu përreth viseve malore.  Të dielen do të ketë zhvillime edhe të rrebesheve të shiut me bubullima.

Më shumë të reshura shiu paraqiten ditën e hënë dhe të martë, ku të hënën mund të jenë më të vazhdueshme, e të martën edhe me bubullima.  Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, derisa pasdites mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë fundjave do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

30.04 – Diell e vransira.  Vonë pasdite përreth viseve malore priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

1.05 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

2.05 – Kryesisht vranët e më freskët.  Paradite riga lokale shiu, e pasdite reshje më të vazhdueshme shiu.

3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

4.05 – Vransira e diell.  Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën.

Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale.

Hajdari: Kosova ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë të turizmit

Ministrja e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Dita Botërore e Turizmit për vitin 2023 me temën botërore për më shumë...

Totaj nuk iu përgjigjet pyetjeve të kuvendarëve që kanë votuar kundër buxhetit

Kryetari i Prizrenit,Shaqir Totaj nuk i është përgjigjur sot  pyetjeve të kuvendarëve të cilët kanë votuar kundwr buxhetit . "Në këtë seancë jo, në seancat tjera...

Lajmet e Fundit