11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rrëfehen banorët e lagjes “Sozi Çelebiut”: Pamjet afër Gjimnazit “Remzi Ademaj”, janë tmerruese

gjimnazi remzi ademajBanorët e rrugës “Sozi Çelebiu” në Prizren kanë pranuar të rrëfejnë publikisht për skenat tmerruese të të rinjve, që po shfrytëzojnë hapësirën afër Gjimnazit “Remzi Ademaj”. Ata kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa dhe të parandalojnë të rinjët që hapësirën afër shkollës të përdorin për dashuri dhe veprime të tjera devijonte.

Skender Farkëtari, ka një punëtori të vogël afër kësaj hapësire. Ai tregon për pamjet tmerruese të të rinjve.

“Janë tmerruese pamjet që i shohim në këtë hapësirë të të rinjve. Në mesin e tyre janë edhe nxënës”, shprehet Farkëtari.

Ndërkaq, rreth 30 nxënës të Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren, kanë protestuar për trajtimin e këtij problemi në media.

Televizioni i Prizrenit kishte raportuar se në këtë hapësirë në afërsi të Gjimnazit “Remzi Ademaj”, janë prezentë shumë dukuri devijonte, të cilat po i shqetësojnë në masë të madhe qytetarët që banojnë në rrugën “Sozi Çelebiu”, por jo vetëm ata.

Në protestën e nxënësve nuk është ftuar edhe TVPZ. Pavarësisht protestës së nxënësve, banorët e lagjes kanë kërkuar që hapësira e afër shkollës të mos përdorët për veprime të këqija.

10962017_780528515329676_2049430459_n-471x330

Sakip Makasqi , i cili jeton përballë këtij vendi me familje thotë se pamjet në këtë hapësirë afër shkollës janë një fotografi e shëmtuar për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit.

Ai thotë se më e keqja e gjithë kësaj, është frekuentimi në këto hapësira i shumë të njerëzve, që sipas tij, merren me shitjen e substancave narkotike. Ai tregon se disa herë i ka parë edhe organet e policisë që kanë intervenuar në disa raste.

Makasqi, fton bashkëqytetarët që të ndihmojnë organet përkatëse që të luftojnë këto dukuri negative, të cilat në masë të madhe po e dëmtojnë pjesën më vitale të shoqërisë sonë. Për këtë shqetësim të qytetarëve janë të njoftuara edhe organet e policisë në Prizren.

Zëdhënësi i policisë rajonale, kapiten Hazir Berisha, thotë se “jemi të njoftuar për këto dukuri të dëmshme sidomos për rininë, dhe se policia gjithmonë merr parasysh shqetësimet të cilat adresohen nga komuniteti”.

Lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve nuk ishte në dijeni drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, pasi që sipas tij nuk ka pranuar ndonjë raport nga mësimdhënësit dhe stafi menaxhues i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Mirëpo, ai kishte deklaruar për Televizionin e Prizrenit, se për këtë çështje do të bashkëpunojë me policinë dhe organet tjera, duke mos përjashtuar mundësinë e vendosjes së kamerave vëzhguese dhe ndërmarrjen e një fushatë sensibilizuese për nxënësit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit