LDK i sistemon edhe asambleistët

Marigona BerishaMe hyrjen në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur që t’i sistemoj edhe asambleistët e saj.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili vjen nga rajoni i Rahovecit, e ka marrë për asistente administrative një asambleiste të kësaj partie në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Bëhet fjalë për Marigona Berisha, e cila pos që e ka mbajtur pozitën e asambleistës, tani është edhe asistente administrativë në Ministrinë e Financave.
Ky nuk është rasti i vetëm, kur një asambleist mban edhe pozita tjera në institucionet publike.

LDK gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se nuk do të vazhdoj qeverisjen sikurse PDK-ja, duke i rehatuar militantët partiak. Mirëpo, deri më tani, duket se po vazhdohet me të njëjtën qasje. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit