Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, e fitoi vendin e katërt në listën e sulmuesve më të mirë në Bundesligë, të publikuar nga mediumi i madh gjerman sportiv, Kicker.
Mirëpo, përkundër kësaj, ai ka thënë se ende nuk është i kënaqur me veten dhe se do edhe më shumë.
Çdo gjashtë muaj, Kicker e publikon listën e lojtarëve më të mirë në Bundesligë si dhe atë të lojtarëve më të mirë gjermanë që luajnë në vendet e huaja, duke i ndarë në katër kategori:“Klas botëror”, “Klas ndërkombëtar”, “Rrethi i gjerë” dhe “Fusha e vizionit”.
Sot, revista gjermane sportive e ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë në Bundesligës, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në pjesën e parë të sezonit 2019/20. Rashica është radhitur i katërti në listën e sulmuesve.
Këtë radhitje, kosovari e fitoi falë paraqitjeve mbresëlënëse të tij, pasi që kontribuoi me shtatë gola dhe tri asiste në 13 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të ligës elitare gjermane në pjesën e parë të sezonit 2019/20.
Megjithatë, 23-vjeçari nga Vushtrria kërkon edhe më shumë nga vetja, duke thënë se nuk është asnjëherë i kënaqur me veten.
“Unë s’jam kurrë i kënaqur. Gjithmonë dua më shumë. Nëse i kam shënuar dhjetë gola, atëherë dua t’i kem 15. Nëse i kam shënuar 15, atëherë i dua 20. Mendoj se jam në rregull, por shpresoj t’i shënoj edhe disa gola të tjera këtë sezon”, ka thënë Rashica.Përderisa Rashica ka qenë në superformë, Bremeni nuk ka radhitje fare të mirë. Klubi gjerman radhitet në pozitën e 17-të në tabelën e Bundesligës, me vetëm 14 pikë të grumbulluara. Por, Rashica s’besoj se rezultati i klubit në Bundesligës varet nga ai dhe golat e tij.“Jo, unë nuk mendoj ashtu. Ne kemi shumë futbollistë që mund t’i vendosin ndeshjet për ne. Ne mund të arrijmë vetëm së bashku dhe nuk varemi nga një apo dy lojtarë”.Rashica e ka rastin ta dëshmojë veten sërish kur të luajë për Bremenin në fundjavë, të shtunën në orën 15:30, në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit si mysa