15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Rrëshqitja e dheut në rrugën drejt Prevallës, kryetari i Prizrenit viziton vendin dhe flet për gjendjen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka dal në vendin e ngjarjes, pas rëshqitjes së dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren- Reçan.

Totaj njofton se për shkaqe sigurie rruga është përkohësisht e mbyllur. “Ruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë”, shkruan Totaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Shkrimi i tij i plotë:

Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes.

Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident.

Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit