Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti deri të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të vranët.

Sipas IHK-së, në fillim dhe në fund të javës priten reshje të dobëta bore, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Sa 47 godina sa licem mlade devojke. Evo sta ona radi pre spavanj
“Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqërojë gjatë javës që po na pret. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (13 – 17 dhjetor 2021)

Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë javës që po na pretë.

Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit