-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Rrëshqitje dheu në Lubinjë të Poshtme, Totaj kërkon vigjilencë dhe ndjekje të udhëzimeve emergjente

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot është mbajtur një takim i jashtëzakonshëm me Ekipin Emergjent Komunal, pas situatës së krijuar nga rrëshqitja e dheut në fshatin Lubinjë të Poshtme.

Sipas Totajt, në takim janë miratuar masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës.

Express Kredi nga BiCredit

“Sot, mbajtëm takim të jashtëzakonshëm me Ekipin Emergjent Komunal lidhur me situatën e krijuar nga rrëshqitja e dheut në fshatin Lubinjë të Poshtme, me ç’rast miratuam masat e menjëhershme për garantimin e sigurisë së banorëve të zonës. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës deri në normalizimin e plotë të situatës,” ka deklaruar kryetari Totaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ekipet në terren vazhdojnë monitorimin dhe marrjen e masave mbrojtëse, ndërsa banorëve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues me autoritetet komunale.

Në rast të ndryshimeve të mëtejshme në terren, pritet komunikim i ri nga Komuna e Prizrenit.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren, ndërprerje e mundshme e ujit për shkak të reshjeve

Kompanja Rajonale e Ujêsjellësit  “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit kanë...

Bashkimi gati për spektakël: Të enjten përballë Pejës në Prizren

Atmosferë e zjarrtë pritet të mbretërojë të enjten në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi do të përballet me Pejën në duelin e...

Lajmet e Fundit