19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Rrezeart Galica me ekspozitë personale në Ankara

24600Një poster që ironizon lojën me harta, një dedikim për njerëzit e korruptuar dhe një tjetër që proteston ndaj mospërfshirjes së Kosovës në FIFA. Të tria këto janë vepra arti nëpërmjet të cilave artisti Rrezeart Galica proteston.

Titullohen “Onion & Cut Always Enemies”, “For Corrupted People – No Disc” dhe “To FIFA – Don’t Play Balls with Us”. Të përmbledhura në ekspozitë të re personale me 40 punime të artit, posterët e veprat në zhanrin print të artistit nga Kosova do të ekspozohen në Turqi.

“Në mes të shqetësimit dhe qetësisë” është titulli i ekspozitës që Galica do të hapë në Turqi me ftesë të Universitetit Anadölu, universitet ky që në rang listën botërore të cilësisë zë vend të lakmueshëm. Pjesë e shqetësimit të tij artistik janë edhe sfidat me të cilat po përballet shoqëria turke. Galica do të ekspozojë edhe një vepër artistike që i dedikohet vendimit të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, për ndalimin e rrjetit të njohur social “Twitter”. Të gjitha veprat e Galicës, të realizuara si fotografi, print dhe posterë, do të ekspozohen në galerinë e arteve të Universitetit Anadölu, më 26 maj të këtij muaji.
Ekspozita multimediale, sipas Galicës, përfshin punime të reja të tij të paekspozuara më parë. “Përveç njërës nga punimet që pasqyron flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, e cila vepër pasurohet vazhdimisht”, ka thënë Galica.
“Në mes të shqetësimit dhe qetësisë” për shkak se vetë ekspozita përbëhet nga dy cikle e zhanre, në njërën anë me posterë e print trajtoj tema më të nxehta e shumë provokuese derisa te fotografitë jam fokusuar në anë tonë tradicionale dhe përveç në Kosovë janë të realizuara edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Turqi” ka shpjeguar ai. Galica ka dhënë shumë detaje për temat që i ka trajtuar në zhanret e posterit dhe print.

“Trajtojë kryesisht dukuri të ndryshme negative dhe provokuese. Për shembull, një ndër ta bën fjalë për ndalimin e “Twitter”-it në Turqi”, ka thënë ai.

“Në mes të shqetësimit dhe qetësisë” do të jetë në dispozicion të artdashësve turq të artit për një muaj.
Rrezeart Galica u lind më 25. 9. 1981, në Prishtinë. Gjatë viteve 2000-2005 studioi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërsa në vitet 2006-2008 kreu shkallën e tretë, ku magjistroi në këtë Fakultet, në Drejtimin e Dizajnit Grafik, Departamenti i Multi¬medias.
Punimet e tij të ekspozitës së parë personale, të titulluar “Para fillimit” janë bërë referencë e studentëve të artit në Akademinë e Arteve të Bukura të Peruxhas dhe Akademisë Katolike të Arteve në Milano në Itali. Aktualisht ndjek studimet në shkollën doktorale të QSA-se në drejtimin e historisë së artit në Tiranë, Shqipëri. / KultPlus.com

Më Shumë

Kuvendi i Komunës së Prizrenit thërret mbledhje më 12 shtator

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më...

Shtatori nis me mot të nxehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë njofton se në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i qetë.   Të hënë do të mbajë mot...

Lajmet e Fundit