23.3 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Rrihen dy persona në një kafiteri në Rahovec

Dy persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur në mes veti në një kafiteri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30 në fshatin Bellacerk, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, njëri nga persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit në një kafiteri pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur në mes veti me ç’ rast njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Më Shumë

KB Bashkimi nis përgatitjet për sezonin e ri

Pas KB Borës, edhe skuadra e Bashkimit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku krahas garave vendore do të paraqitet edhe në kualifikimet...

Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë...

Lajmet e Fundit