4.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Rrihen për pronë dy persona në Rahovec, njëri behët për spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një përleshjeje me një person tjetër në Rahovec, përgjatë pasdites së të premtes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Rahovecit, Nusret Gjurkaj, ka njoftuar se personi i rrahur është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Gjakovë, derisa është bërë e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Express.

“Viktima fillimisht është dërguar ne shtëpinë  shëndetit ne Rahovec për tretman mjekësor dhe me pas me autoambulance është dërguar ne spitalin rajonal Gjakove për tretman te mëtejmë, ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jete por ka lëndime te renda trupore”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, derisa prokuroria ia ka përcaktuar vendimin për ndalim për 48 orë.

Gjurkaj ka sqaruar edhe rrethanat që sollën deri tek rrahja.

“Dyshohet se deri te rrahja ka ardhur si pasoje e shit-blerjes te një prone te cilën e kishte blere viktima i lartcekur nga një person tjetër”, deklarohet ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Rriten tarifat e ujit nga janari: “Hidroregjioni Jugor” zbaton çmimet e reja

Konsumatorët e rajonit të Prizrenit do të përballen me tarifa të reja të ujit duke filluar nga muaji janar, pasi Autoriteti Rregullator për Shërbimet...

Lajmet e Fundit