8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Rriqrat kërcënojnë Malishevën e Klinën, 6 persona të prekur

RriqratGjashtë persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universale të Kosovës, nga pickimi i rriqrave dhe ethet hemorragjike. Dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Lajmi është konfirmuar nga Sali Ahmeti, doktor në klinikën infektive në QKU. Mirëpo, sipas tij, tani gjenda e pacientëve ka filluar të përmirësohet.

“Momentalisht i kemi gjashtë persona, dy janë të prekur me ethet hemorragjike, ata kanë qenë në gjendje të rëndë, tani janë pak më mirë. Megjithatë vazhdojnë të jenë ende në gjendje të rëndë”, ka thënë Ahmeti. Ndërsa pacientët e tjetrë, sipas Ahmetit, janë jashtë rrezikut për jetë. Të gjithë pacientët e shtrirë në QKUK janë nga komuna e Malishevës dhe Klinës. Deri më tani vetëm në komunën e Malishevës janë raportuar 650 raste të personave të pickuar nga rriqrat.

Besim Zogaj, drejtor i institutit të shëndetit publik në Malishevë, ka thënë për gazetën Tribuna se vetëm gjatë ditës së hënë 25 persona janë prekur nga pickimi i rriqrave. Sipas tij, numri i personave të pickuar nga rriqrat është në rritje. “Deri të dielën kanë qenë 650 të prekur nga rriqrat, ndërsa vetëm të hënën deri në ora katër kemi 25 persona që janë pickuar nga rriqrat”, ka thënë Zogaj.

Më Shumë

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Promovohen në Prizren dy libra që ruajnë trashëgiminë e Opojës

Dy libra që ndriçojnë trashëgiminë shpirtërore dhe folklorike të trevës së Opojës  së Dragashit janë promovuar në Prizren. Librat “Materiale nga etnokultura e Opojës” i...

Lajmet e Fundit